Flash News

Ditari i Opozitës

Këshillat bashkiakë, Meta: Koalicioni ynë ka personalitete, jo kukulla

Këshillat bashkiakë, Meta: Koalicioni ynë ka personalitete, jo

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vlerësoi kandidatët për këshillat bashkiak në vend që përfaqësojnë koalicionin opozitar ‘Bashkë Fitojmë’.

Në një intervistë për mediat lokale, në “Koplik TV”, Meta deklaroi se opozita përfaqësohet nga personalitet të dalë nga një proces shumë transparent.

Meta: Bashkimi ynë, që është bashkim për ndryshim ‘Bashkë Fitojmë’ ka jo vetëm kandidatët më të mirë, sepse kanë dalë nga një proces shumë transparent, shumë legjitim por njëkohësisht edhe përsa i takon këshillave ne i kemi dhënë vlerësimin maksimal.

Sepse qytetarët nuk kanë parë ndonjë mbledhje këshilli, nuk e di ndoshta ju këtu mund të keni parë në Malësinë e Madhe. Por në Tiranë kam parë ndonjëherë ndonjë mbledhje të këshillit bashkiak të Tiranës? Kur nuk ka ndodhur një mbledhje në këshillin e Bashkisë së Tiranës që e ka buxhetin në një vit 350 milionë euro, në një mandate 4 vjet 1.4 miliardë euro, të ardhura që krijohen nga taksat e qytetarëve që banojnë në Tiranë, që administron Bashkia e Tiranës.

Për 1.4 miliard euro nuk ka një mbledhje, nuk ka një debat, nuk ka një sqarim se kush është burimi i të ardhurave, sesa u rritën taksat nga vjet në sivjet, se kush janë investimet, sesa janë shpenzimet, sesa janë investimet. Ku në cilën bashki të Shqipërisë do të ketë një transparencë apo llogaridhënie që është e domosdoshme se në fund të fundit janë paratë që paguajnë qytetarët. Që paguan çdo familje, që paguan çdo biznes, që paguan edhe për një tavolinë që nxjerr atje përjashta. Që rritet uji, që rritet gjithçka në mënyrën më arbitrare. Ju e dini kush është kryetare e këshillit bashkiak të Tiranës? Atë prapë e kanë vënë të parën është një zëvendësministre, vartëse e Edi Ramës.

Nuk është problemi i saj, është rëndësia që iu jep Edi Rama këshillave, ato i ka thjesht për të firmosur fët e fët, asgjë tjetër të jesh i sigurt. Kush është në krye të listës sonë në Tiranë, Ilir Alimehmeti, e njihni ju? Ka njeri që nuk e njeh? Është personalitet i shëndetësisë, një figurë mjaft humane, pranë qytetarëve dhe gjatë krizës së pandemisë dhe në vazhdimësi por edhe figurë qytetare në mbështetje të kauzave të drejta qytetare. Kemi një gazetare shumë të njohur Beti Njuma, përfaqësuese e shoqërisë civile, një përfaqësuese e lirisë së medias, e një televizioni që është intimiduar seriozisht nga ky regjim. Ne kemi në Tiranë në listën tonë, Arben Tafajn që e njohin të gjithë president i shoqatës ‘Tirana’.

Kemi një kolegen tuaj Alba Kepi një tjetër figurë nga shoqëria civile që kthehet nga Italia për të kontribuuar për Tiranën edhe si një qytetare e këtij komuniteti. Dhe kemi shumë personalitet të tjera që padyshim tregojnë që ne nuk po çojmë kukulla, ne po çojmë njerëz me personalitet. Ne po çojmë njerëz që t’i dalin për zot problemeve që ka Tirana sot dhe që do të ketë në ardhmen dhe këtë gjë jemi përpjekur ta bëjmë kudo në të gjithë Shqipërinë.


 

 

 

 

Të fundit