Flash News

Ditari i Opozitës

Këshilli Kombëtar, çfarë do të diskutohet në mbledhjen e thirrur me urgjencë nga Basha

Këshilli Kombëtar, çfarë do të diskutohet në

Në këto momente pritet të nisë mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e kërkuar nga kryetari Lulzim Basha lidhur me situatën pas Kuvendit të 11 dhjetorit.

Lidhur me thirrjen e kësaj mbledhjeje urgjente janë paralajmëruar dhe shkarkime  të atyre që janë bërë pjesë aktive e Kuvendit të djeshëm të thirrur nga Sali Berisha.

Në Këshillin Kombëtar të PD-së janë rreth 480 anëtarë por mbetet për t’u parë se sa prej tyre do të marrin pjesë në mbledhje, pasi sot anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD i kanë dërguar një mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar, duke iu kërkuar ta bojkotojnë mbledhjen, pasi sipas tyre është e paligjshme.

Çështjet që pritet të diskutohen në mbledhje janë:

1-Diskutimi dhe miratimi i një rezolute përkundër veprimeve të ndërmarra kundër statutit të PD.

2-Miratimin e propozimit të bërë nga kryesia e PD për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Kombëtar (Edi Paloka) si dhe shkarkimin e disa prej anëtarëve të kryesisë për shkelje të rënda të rregullave të statutit të PD.

3-Shkarkimi i disa prej kryetarëve të degëve.

4-Ndjekja penale për persona të cilët kanë falsifikuar apo tjetërsuar simbolet e PD

Të fundit