Flash News

Ditari i Opozitës

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, çfarë u diskutua dhe vendimet që u morën sot

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, çfarë u

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ka mbajtur sot mbledhjen e thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha.

PD bën me dije se në këtë mbledhje u analizuan gjerësisht gjendjen politike në vend në tërësi. Është konfirmuar po ashtu se është dërguar në KQZ kërkesa për regjistrimin në zgjedhjet e 14 Majit 2023.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike deklaron se:

Partia Demokratike është vetëm një! Ajo është parti e anëtarëve të saj! Ajo është parti e njerëzve të lirë dhe asgjë nuk na ndal ne në misionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë!

Vendimi gjyqësor i Edi Ramës për të përjashtuar Partinë Demokratike nga zgjedhjet konfirmon tmerrin e tij nga opozita e vërtetë dhe planin e tij për të zhbërë opozitën, konsolidimin e monizmit tëbazuar në vjedhjen, drogën, krimin. Ky plan ka dështuar dhe sot Partia Demokratike është më e fortë se kurrë!

Partia Demokratike dënon gjithashtu Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, pengje të Edi Ramës, që ishin instrumentatëtij, në vendimin e tij antikushtetues.

Partia Demokratike në betejën e saj me monizmin, ështësot forcë politike më e fuqishme, më e përgatitur se kurrë  për të hyrë në zgjedhje dhe për t`i fituar ato. Ne jemi të bindur se në këtë mënyrë, ne përfaqësojmë aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve që duan ta shohin Shqipërinë si e gjithë Evropa!

Ne u bëjmë thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike të cilët janë votuar nga anëtarësia, në procesin më transparent dhe më fisnik, më të civilizuar që ka njohur Shqipëria. Kështu u shërbejmë interesave tëShqipërisë dhe shqiptarëve!

I bëjmë thirrje shqiptarëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike si e vetmja mundësi për të ndryshuar Shqipërinë!

Partia Demokratike fton demokratet dhe demokratët, mbështetësit tanë të vazhdojmë revolucionin tonë paqësor demokratik gjer në shpëtimin e Shqipërisë nga monizmi i Edi Ramës!

Të fundit