Flash News

Ditari i Opozitës

Këshilli Kombëtar miraton ndryshimet statutore, Bardhi e Gjekmarkaj dy nënkryetaret e rinj të PD

Këshilli Kombëtar miraton ndryshimet statutore, Bardhi e Gjekmarkaj dy

Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj do të jenë nga sot dy nënkryetarë të rinj të Partisë Demokratike.

Ky vendim u miratua këtë pasdite në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD , pas miratimit të ndryshimeve statutore.

Flamur Noka ka deklaruar gjatë mbledhjes së Kryesia e PD me propozim të kryetarit ka sjellë në kuadrin e bashkimit të shumëpritur që ka qenë kryefjalë e Kuvendit të 11 dhjetorit.

“Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, kryetari i partisë dhe kryesia propozuan ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosëm t’ia kalojmë Këshillit Kombëtar ndryshimet statutore.

Neni 46.pika 3 hiqet fjalia e pare; 2 nënkryetar dhe në nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nënkryetarë PD. Neni 51 ndryshon. Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i Kuvendit automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetarë të PD”, u shpreh Noka.

 

Të fundit