Flash News

Ditari i Opozitës

Kimioterapi në karrige, Berisha publikon pamjet tronditëse: Ky është krim

Kimioterapi në karrige, Berisha publikon pamjet tronditëse: Ky

Kryetari demokrat, Sali Berisha publikoi pamje tronditëse nga spitalet shqiptare.

“Rama dhe narko-ministrja e tij nuk kanë lek as për poltrone”, shkruan kryedemokrati teksa shprehet se kjo është një istuatë e pashembullt.

POSTIMI I PLOTË

Situata e pashembullt! Rama dhe narko-ministrja e tij nuk kanë lek as për poltrone!

I vjedhin! I vjedhin! Krim! Krim!

Shikoni foton dhe lexoni tekstin e publikuar nga gazetari Osman Stafa!

“Kjo fotografi është bërë në pavionin e Hematologjisë në QSUNT.  Këta pacientë janë duke bërë kimioterapi. I shikoni? Kimioterapi në karrige. Si mund të bësh kimioterapi në karrige, për terapi që shkojnë deri në 6 orë?

Ku janë poltronët? Si mundet që ky pavion, t'i trajtoj pacientët në këtë formë? Si mundet t'i lënë pacientët kështu?Një pacient duhet të qëndrojë në poltron, gjatë kohës që bën kimion, jo në karrige.

p.s Fotografia është nxjerrë nga pacientët”.

Të fundit