Flash News

Ditari i Opozitës

Klevis Balliu në protestën për Lear Kurtin: Policia e inkriminuar. Ia hedhin fajin viktimës njësoj si me Klodian Rashën

Klevis Balliu në protestën për Lear Kurtin: Policia e

Protestës së qytetarëve dhe shoqërisë civile për Lear Kurtin i është bashkuar edhe shefi i Organizmit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu.

Në një prononcim për News 24, gjatë marshimit nga ministria e Brendshme drejt kryeministrisë, Balliu tha se i riu u vra nga policia e inkriminuar  .

Ai shtoi se në çdo shtet normal ministri dhe kryeministri do të kishin dhënë dorëheqjen, ndërsa në Shqipëri i vihet fati viktimës, njësoj si me rastin e Klodian Rashës.

“Është një tmerr i vërtetë, është një dhimbje e madhe dhe fakti që nuk mbahet asnjë përgjegjësi është ajo që kemi thënë, sot e ka dikush radhën, nesër e ka dikush tjetër.

Inkriminimi i policisë prodhon një polici e cila vret qytetarët në vend që t’i mbrojë. Sot policia shihet si një segment kërcënues. Mendoj se është shumë e qartë pse janë këta qytetarë këtu. Nuk mund të lejojmë një bandë që të dhunojë dhe vrasë qytetarët, duhet t’i largojmë një orë e më parë.

Nuk mendoj se ka vlerë t’i përgjigjesh një skizofreni. Inkriminimi i policisë së shtetit ka një mision, të gjithë trafikantët në policinë e shtetit janë çuar me urdhër të Edi Ramës. Në çdo vend normal të botës ministri dhe kryeministri do të kishin dhënë dorëheqjen, këtu ia hedhin fajin viktimës njësoj me Klodian Rashën”, tha Balliu.

 

 

 

Të fundit