Flash News

Ditari i Opozitës

Klima e investimeve në Shqipëri/ Meta për raportin e DASH: Kambanë alarmi për rrezikun e falimentimit të ekonomisë

Klima e investimeve në Shqipëri/ Meta për raportin e DASH:

Departamenti Amerikan i Shteti ka përditësuar të dhënat për investimet e huaja në Shqipëri për vitin 2023.

Edhe raporti i këtij viti i Klimës së Biznesit të publikuar nga DASH ka kritikuar ndjeshëm klimën e biznesit në Shqipëri, ashtu si dhe në vitet e kaluara.

 E mes këtyre problematikave renditet korrupsioni, që sipas DASH ka ende punë për t’u bërë në këtë drejtim.

Raporti i DASH për klimën e investimeve në Shqipëri/ Meta: Rekord i zi! Kambanë alarmi për rrezikun e falimentimit të ekonomisë

Kreu u Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një postim në Facebook, Meta shkruan se të dhënat e Departamentit Amerikan të Shtetit janë një kambanë e fortë alarmi për rrezikun e falimentimit të Shqipërisë dhe nevojës jetike të kthimit të ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

Postimi i plotë:

Përkeqësimi i klimës së investimeve në Shqipëri për shkak të korrupsionit të lartë dhe të përhapur në çdo sektor, sipas raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, është një tjetër rekord i zi i Qeverisë me pasoja të rënda dhe afatgjata për ekonominë.

Vendimet arbitrare, politikat fiskale jo transparente dhe klienteliste që cënojnë konkurrencën dhe sipërmarrjen e lirë, prokurimet, koncensionet dhe PPP-të abuzive, megaafera e inceneratorëve që nuk ndalet, fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda e lartë, evazioni fiskal, si dhe zhvlerësimi dramatik dhe i qëllimshëm i Euro-s sigurisht që do të sillnin këtë klimë mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj.

“Investitorët e huaj e cilësojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin e vazhdueshëm duke përfshirë sektorin publik, gjyqësorin, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrëmbëruar, ekonominë e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet frekuente të legjislacionit fiskal si dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për të bërë biznes në Shqipëri”, – thuhet në raportin e DASH.

Këto të dhëna tronditëse vijnë vetëm pak kohë pasi edhe Bashkimi Europian ndaloi investimet në bujqësi për shkak të korrupsionit.

Konkluzionet janë një këmbanë e fortë alarmi për rrezikun e falimentimit të Shqipërisë dhe nevojës jetike të kthimit të ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

 

 

Të fundit