Flash News

Ditari i Opozitës

“Koalicioni Bravo-Brava”, Basha i përgjigjet Metës: Bravat e qelive iu vijnë shpesh në mendje

“Koalicioni Bravo-Brava”, Basha i përgjigjet Metës: Bravat

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili i drejtoi disa etiketime kryedemokratit siç ishte ‘koalicioni Bravo-Brava’.

Për News 24, Basha tha se nuk dëshiron të komentojë deklaratat e presidentit, duke shtuar se ‘Trekëndëshin e Bermudës’ e bashkon vetëm një hall, mungesa e mbështetjes popullore. Ai shtoi se çështja e ‘bravave’ nuk ka të bëjë me të, por me faktin se trekëndëshit “bravat e qelive iu vijnë shpesh në mendje”.

“Nuk kam ndërmend të harxhojë shumë kohë për qëndrimet mbi qëndrimet, as t’iu shkoj mbrapa akuzave. Siç e kam thënë “Trekëndëshi i Bermudës” e bashkon një hall i madh. Halli që ata nuk kanë, e kuptojnë fare mirë, që nuk kanë mbështetje popullore. Përkundrazi, janë kthyer në figura të urryera nga qytetarët, sepse kanë 30 vite që e mbajnë vendin peng për interesat e tyre. Dhe në një vend normal, asnjëri prej tyre nuk do të ishte më në politikë. Secili prej tyre ka bërë pjesën e vet që të vazhdojë të mbetet në politikë dhe ajo që ka bërë, paguhet sot si faturë në mirëqenien e qytetarëve, në shëndetin e qytetarëve, në të ardhmen dhe shpresën e vendit. Çdo gjë që ndodh në ekonomi, gjithçka që ndodh në shëndetësi dhe në arsim, vjen si faturë e pushtetit korruptiv të Ramës dhe dy këmbëve të tjera që e mbajnë këtë pushtet në këmbë të “Trekëndëshi i Bermudës”. Pra nga kjo pikëpamje, nuk është se i ndjek me interes të madh etiketimet. Sigurisht ky fiksimi me bravat është diçka për t’u analizuar nga specialistët e fushës, ndoshta bravat e qelive iu vijnë shpesh në mendje, por ky është nja hall që nuk ka të bëjë me mua, është halli i tyre, di të mbetet halli i tyre”, deklaroi Basha.

Të fundit