Flash News

Ditari i Opozitës

Koalicioni me partitë e tjera, Berisha jep detajet: Do të përfshijë të gjithë spektrin e djathtë

Koalicioni me partitë e tjera, Berisha jep detajet: Do të

Sali Berisha në një komunikim për mediat jashtë selisë së Partisë Demokratike ka dhënë detaje lidhur me koalicionin duke thënë se do të përfshihen me PL, PBDNJ dhe PDK.

Ish-kryeministri u shpreh pozitiv në fjalën e tij, duke thënë se koalicionin mund ta quajnë ndryshe edhe fitimtar dhe se EdI Rama është i tmerruar.

“Do të dalim në koalicion me PL, PBDNJ dhe PDK. Do të jenë në përputhje me ligjin. Koalicioni do të përfshijë të gjithë spektrin e djathtë. Koalicioni i gjerë fare do të jetë me shumë parti që zotohen të mbështetin kandidatët. Ka një ligj që merret përbazë rekordi elektoral. Mund ta quani koalicion “Fitimtar”, ashtu do të dalim, shihni Ramën, fytyrën skëterrë e ka”, tha Berisha.

Të fundit