Flash News

Ditari i Opozitës

"Koalicioni ‘non grata’"/ Berisha konfirmoi bashkëpunimin me LSI, vjen reagimi i parë nga PD

"Koalicioni ‘non grata’"/ Berisha konfirmoi

Partia Demokratike ka reaguar pasi Komisioni i Rithemelimit konfirmoi se do të jetë në koalicion me LSI-në në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Lajmi u konfirmua nga ish-lideri i demokratëve Sali Berisha. PD e konsideron si koalicionin “non grata” dhe thotë se ky bashkëpunim nuk mund ta mbajë peng vendin. Selia blu akuzon Berishën se po punon për të dëmtuar partinë.

“Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike. Koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve. Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën. Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën”, thuhet në reagimin e PD.

Të fundit