Flash News

Ditari i Opozitës

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, Basha: Për t’i dorëzuar PD-në LSI-së dhe për ta kthyer në shtëpinë e Ilirit

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, Basha: Për t’i

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar për herë të parë koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe LSI-së.

Në një takim me strukturat e degës nr.14 në Tiranë, Basha e ka konsideruar një mënyrë për t’i dorëzuar PD-në presidentit Meta dhe LSI-së, e mbi të gjitha për ta kthyer atë që është quajtur ‘shtëpia e lirisë’ në ’shtëpinë e Ilirit’.

“Këto ditë, e sotmja, e gjithë beteja, edhe sulmi, denigrimi që u është bërë demokratëve të ndershëm, si shumë prej jush në këtë sallë, drejtuesve, të gjithëve. S’po flas ndaj meje si kryetar i partisë, se vet zgjodha t’i vija gjoksin kësaj, pikërisht që mos të futej përçarja përmes demokratëve apo deputetëve, zonjave, anëtarëve të kryesisë. E gjitha kjo për çfarë paska qenë? Për t’i dorëzuar PD-në LSI-së dhe Ilir Metës?! Gjithë ajo skenë barbare atje e sulmit kundër shtëpisë së demokratëve, për çfarë paska qenë? Që shtëpia e lirisë të kthehet në shtëpinë e Ilirit?! Se kështu i bie! Apo jo?!”, deklaroi Basha.

Kujtojmë se dje u zbardh edhe marrëveshja bashkë me logon e koalicionit mes Berishës dhe LSI-së. Koalicioni quhet “Shtëpia e Lirisë” dhe me të do të hyjnë për të garuar në zgjedhjet e 6 marsit, për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Të fundit