Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë e Tiranës: Arkitekti i të gjitha vjedhjeve është Erion Veliaj

Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë e Tiranës:

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në emisionin ‘Task Force’ në Syri TV ka folur lidhur me arrestimet në Bashkinë Tiranë.

Këlliçi tha ha se drejtorët e Bashkisë së Tiranës, si pjesë e kompanisë ‘5D’ janë kthyer në investitorë të hoteleve luksoze që kushtojnë 15 apo 18 mln euro.

Ai tha se kurajo që këta kanë për të vjedhur dhe për të mos pyetur asnjë institucion ka bërë habi për shumëkënd.

Këlliçi tha se arkitekti i të gjitha vjedhjeve është Erion Veliaj.

Ju mendoni që Erion Veliaj, i cili merr raport çdo ditë edhe për “like” në Facebook nuk di se drejtorët e tij po vjedhin apo që 130 mln euro kanë kaluar në një incinerator fantazëm pa dijeninë e Veliajt, ose është infatil ose është pjesë e bandës.Ne si opozitë kemi si detyrë të mbrojmë financat publike, ne si opozitë po e ndihmojmë SPAK me dokumente konkrete

Ai tha se kurajo që këta kanë për të vjedhur dhe për të mos pyetur asnjë institucion ka bërë habi për shumëkënd.

Këlliçi tha se janë gjetur mesazhe që Erion Veliaj urdhëron drejtorët e tij që të çojnë kaq par ate Carlo Bolino, kaq para te dikush tjetër, dhe kur është zbuluar aplikacioni është parë edhe aplikimi i drejtorëve të Veliajt në atë që sot njihet si dosja “5D”.

 

Të fundit