Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni Hetimor në Shëndetësi, kush janë audituesit e KLSH-së që do të dëshmojnë

Komisioni Hetimor në Shëndetësi, kush janë audituesit e

Komisioni Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-Up në shëndetësi, ka thërritur dëshmitarët auditues të KLSH, për të sqaruar rrethanat që lidhen me çështjen.

Audituesit të cilët do të dëshmojnë sot janë:

1. Brunilda Zenelaj

2. Eduard Stafasani

3. Melina Kabo

4. Semiram Jakupi

5. Klarenc Xhaferraj

6. Bexhet Zeqiri

Këta dëshmitarë dëshmojnë për të dytën herë pasi mazhoranca bojkotoi mbledhjet e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Nga auditimi i zbatimit të kontratave koncesionare, të check up ka rezultuar se edhe në vitin 2022, janë kryer pagesa për shërbim të pakryer për 20 mijë e 172 raste, me një kosto në shumën prej 37 mijë e 198 mijë lekë me TVSH.

Dëshmitarja e parë, audituesja e KLSH Brunilda Zenelaj tha se grupi auditues ka kërkuar trajtimin e shërbimit pa TVSH.

"Situata është e përsëritur dhe është kërkuar të ndryshohen termat e kontratës dhe të kalohet në pagesa vetëm për shërbimin e kryer", tha ajo.

Gjatë dëshmive në Komisionin Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-Up në shëndetësi, drejtuar nga deputetja e PD Albana Vokshi, në auditimin e zbatimit të kontratës check up ka rezultuar se;

Pavarësisht shtimit të numrit të analizave check up në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021:
- sëmundjet kronike janë shtuar me 8,603 raste,
- ⁠vlera e rimbursimit të barnave për shkak të rritjes së sëmundshmërisë dhe kompleksitetit të tyre me 1,184,831 mijë lekë më shumë;
- ⁠rritja e numrit të shtrimeve në spitale me 18,979 raste më shumë,
- ⁠rritja e vizitave ambulatore në Spitalet Universitare dhe Bashkiake me 123,354 raste më shumë etj.,


KLSH ka arritur në konkluzion se efektet e masës profilaktike “Kontrolli Mjekësor Bazë”, nuk janë reflektuar në rezultatet konkrete, në uljen e sëmundshmërisë së popullatës, duke cënuar efektshmërinë e përdorimit të këtyre fondeve.

Të fundit