Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni Hetimor për 25 prillin, Alibeaj: 41 institucione s'kanë kthyer përgjigje, kanë kohë deri në orën 16.00 ose do i padisim

Komisioni Hetimor për 25 prillin, Alibeaj: 41 institucione s'kanë

Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Kryetari Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se 41 institucione nuk kanë kthyer përgjigje për kërkesat që i janë dërguar nga Komisioni Hetimor.

Alibaj u shpreh se këto institucione kanë afat deri ën orën 16.00 për të dorëzuar informacionin e kërkuar, në të kundërt do të ndiqen penalisht për shkelje detyre.

"Nëse në orën 16.00 të ditës së sotme pas kontrollit që sekretaria do të bëjë në protokollin e Kuvendit do të rezultojë që ka ende përgjigje të paardhura, do të konsiderohet që ky detyrim ligjor ndaj Kuvendit të Republikës, nuk është përmbushur dhe duke qenë i tillë së paku të reagojmë për të paraqitur kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj këtyre institucioneve që nuk i janë përgjigjur këtij detyrimi ligjor", tha Alibeaj.

Ky i fundit bëri me dije se janë 28 bashki, ministri, Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia e Shtetit dhe institucione të tjera që nuk i janë përgjigjur kërkesës së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Të fundit