Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni Hetimor për shëndetësinë, Gjekmarkaj: Mazhoranca është kthyer në një gardë pretoriane

Komisioni Hetimor për shëndetësinë, Gjekmarkaj: Mazhoranca

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj deklaron se Komisioni Hetimor parlamentar për konçensionet në shëndetësi në një aspekt po dështon.

I ftuar në News 24, deputeti demokrat tha se komisioni po bën edhe një transparencë lidhur me atë se ku kanë shkuar qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.

Gjekmarkaj tha se i akuzuari kryesor, përgjegjësi kryesor, Kryeministri Edi Rama, nuk i përgjigjet ftesës së Komisionit hetimor.

“Mazhoranca është kthyer në një gardë pretoriane, po mbron Kryeministrin sikundër ka bërë në këto 12 vite. Po mbrohet korrupsioni i Edi Ramës, duket se ky është misioni i atyre deputetëve të mazhorancës që komandohen me urdhër”, tha Gjekmarkaj.

Ai tha se Vokshi ka bërë një punë të madhe në aspektin e transparencës, ashtu sikundër Jorida Tabaku kur drejtoi komisionin për inceneratorët. Gjekmarkaj i konsideroi komisionet hetimore politike, ndërsa theksoi se Kryeministri duhej të paraqitej në komisionin si dëshmitar i thirrur.

 

Të fundit