Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, në mbledhjen e 2 prillit caktohen ekspertët dhe institucionet që do informojnë

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, në mbledhjen e 2

Të martën që vjen, përkatësisht në 2 prill pritet të zhvillohet mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, nismë e opozitës.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi ka thirrur mbledhjen për të përcaktuar ekspertët që do ndihmojnë hetimin parlamentar dhe institucionet që do t’i drejtohen për informacion.

Në mbledhjen e parë, Vokshi ka ndarë listën e plotë të personave që do të thirren për të dëshmuar. Në mesin e emrave janë: kreu i shtetit Edi Rama, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, Anila Denajn, Shkëlqim Cani dhe Albana Koçiu. Vokshi bëri me dije se dëshmitarët duhet të merren në pyetje përpara datës 10 qershor.

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë iu dha drita jeshile të enjten e kaluar në Kuvend. Me 95 vota pro, 71 prej të cilave nga PS dhe vetëm 24 nga pala kërkuese, opozita, u mirartua ngritja e këtij Komisioni.

Ai përbëhet nga kryetarja Albana Vokshi, nën kryetar Plarent Ndreca si dhe 13 anëtarët 7 nga PS dhe 6 nga PD.
Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi u ngrit javën e kaluar pas paktit PS-Rithemelimi ndërsa ka thirrur rreth 16 dëshmitarë, mes të cilëve kryeministri Rama e ish ministrat e shëndetësisë Beqja e Manastirliu.

 

Të fundit