Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni i Rithemelimit propozon rezolutë për dënimin e agresionit rus: Rama të largohet menjëherë nga “Ballkani i Hapur”

Komisioni i Rithemelimit propozon rezolutë për dënimin e

Komisioni i Rithemelimit të PD-së i ka propozuar Kuvendit një rezolutë që dënon agresionin rus në Ukrainë. Kërkesa mban firmën e deputetëve Tritan Shehu, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Bujar Leskaj, Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Isuf Cela.

“Në respekt të parimit të ruajtjes dhe mbrojtjes së integritetit territorial të një vendi mik të njohur ndërkombëtarisht si shtet i pavarur, si dhe në respekt të qindra mijëra civiléve të zhvendosur nga Ukraina për arsye të pushtimit rus, në respekt të qindra civilëve ukrainas te vrarë gjatë pushtimit dhe agresionit rus mbi Ukrainën, propozojmë miratimin e një rezolute, teksti i të cilës gjendet bashkangjitur kërkesës", thuhet në kërkesën e Komisionit të Rithemelimit.

Ky i fundit i kërkon qeverisë që të ndihmojë Ukrainën dhe popullin e saj, personat që kanë nevojë për t’u strehuar, të marrë masat për të parandaluar çdo përpjekje të Serbisë dhe Rusisë për të destabilizuar rajonit si dhe të heqë dorë nga nisma “Open Balkan”.

Sipas “Rithemelimit”, pjesë e kësaj nisme është një shtet (Serbia) që nuk respekton integritetin e Ukrainës dhe nuk dënon agresionin rus.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit