Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni i Rithemelimit publikon shifrat e Referendumit për shkarkimin e Bashës

Komisioni i Rithemelimit publikon shifrat e Referendumit për shkarkimin e

Komisioni i Rithemelimit ka publikuar shifrat zyrtare të Referendumit të djeshëm për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

Në referendum kanë marrë pjesë 43879 anëtarë, nga të cilët 43385 kanë votuar PRO shkarkimit të Bashës, 306 kundër dhe 17 kanë abstenuar. Ndërkohë, 171 fletë votimi kanë dalë të pavlefshme.

“Sot, më dt. 19 dhjetor 2021, në ora 11.00, u mblodh Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale për verifikimin e materialeve zgjedhore dhe miratimin e rezultatit përfundimtar të votimit në Referendumin për ratifikimin e vendimit Nr. 6 të Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Bashës”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Organizimit Operacioneve Elektorale.

Të fundit