Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni i Rithemelit mbërrin në selinë blu, dyert sërish të ‘kyçura’

Komisioni i Rithemelit mbërrin në selinë blu, dyert sërish

Komisioni i Rithemelit mbërrin në selinë blu, por dera është sërish e bllokuar. Bëhet me dije se anëtarët e komisionit do të shkojnë në selinë e PD-së, për të zhvilluar një mbledhje rreth orës 11:00 dhe 12:00.

Kujtojmë se prej dy ditësh anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar në selinë blu, por nuk kanë arritur dot të hyjnë, për shkak të ndryshimeve që kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë në godinë.

Dje u publikuan edhe disa foto ku shfaqej brendia e selisë me dyer të blinduar, gjë që Basha e hodhi poshtë duke deklaruar “nuk është porta e zyrës sime.”

Nga ana tjetër, gazetari i Syri.Tv arrit të hyjë në brendësi të selisë, përmes dritares së tualetit e cila ishte harruar hapur duke nxjerrë pamje të reja nga selia.

Edhe ish-anëtari i Kuvendit Kombëtar, Arben Ristani pohoi se pamjet ishin të vërteta dhe se kishte të bënte me pjesën nga hyrja e FRPD-së. Ristani theksoi se ambienti ishte kati i parë i selisë.

Të fundit