Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni për Rithemelimin e PD shpall sot rezultatin përfundimtar për shkarkimin e Bashës

Komisioni për Rithemelimin e PD shpall sot rezultatin përfundimtar

Ditën e sotme, Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike do të mblidhet për të çertifikuar rezultatin përfundimtar të referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit.

Mbrëmjen e djeshme, anëtarja e komisionit, Albana Vokshi bëri me dije rezultatet paraprake. Ajo deklaroi se 43.385 demokratë kanë votuar pro shkarkimit të Bashës nga posti i kreut të Partisë Demokratike.

Sot kjo shifër do të zyrtarizohet pas verifikimeve që janë bërë. Referendumi u mbajt dje në çdo degë të Partisë Demokratike. Më herët Basha u shkarkua nga delegatët në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Vendimet që po merren nga Komisioni për Rithemelimin e PD-së nuk njihen nga kryedemokrati. Ky i fundit pritet të bëjë nxjerrë sot emrat e delegatëve që morën pjesë në Kuvendin e djeshëm.

Në Kuvendin e thirrur nga Basha u miratuan disa vendime, ku kryeson mosnjohja e çdo akti të Komisionit për Rithemelimin dhe përjashtimi i Sali Berishës nga strukturat drejtuese. Sa i përket përjashtimit nga anëtarësia, Basha e la në pikëpyetje.

 

Të fundit