Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni Rregullator certifikoi rezultatin e 11 majit, Berisha: PD nuk njeh zgjedhjet

Komisioni Rregullator certifikoi rezultatin e 11 majit, Berisha: PD nuk njeh

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit te Komisionit Rregullator të KQZ-së për miratimin e rezultatit të Zgjedhjeve 2025 në Shqipëri.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha konfirmoi se Partia Demokratike nuk do ta njohë procesin e 11 majit.

“Nuk i njoh zgjedhjet, e kemi deklaruar. Përfaqësuesit tanë mbajtën një qëndrim dinjitoz në komision. Shprehën mendimet, këto ishin një farsë e vërtetë elektorale”, tha Berisha për gazetarët.

Komisioni miratoi me 3 vota pro dhe 2 kundër, rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Partia Socialiste i certifikohet rezultati i 83 mandateve, Partia Demokratike me 50 mandate, Partia Social Demokrate me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 mandate, Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet, 1 mandat.

Të fundit