Flash News

Ditari i Opozitës

Komisionin Hetimor për TIMS, listës së dëshmitarëve u shtohet edhe Berisha

Komisionin Hetimor për TIMS, listës së dëshmitarëve u

Kreu i Komisionit hetimor parlamentar për TIMS Ervin Salianji, ka miratura propozimin e socialistes Blerina Gjylameti për të thirrur në cilësinë e dëshmitarit edhe liderin e opozitës, Sali Berisha.

Përmes këtij komisioni hetimor drejtuar nga demokrati Ervin Salianji do të kalojnë në skaner kontrolli i veprimeve a mosveprimeve të organeve dhe funksionarëve publik të ngarkuar me administrimin, mbrojtjen dhe sigurinë e bazës së të dhënave të sistemit TIMS, raporton Top Channel.

“Ndër ngjarjet më të rënda që kërkoi vëmendjen dhe ndërhyrjen urgjente të Parlamentit mbeten ndërhyrjet e paligjshme në sistemin TIMS, për të cilat Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bëri një kallëzim penal ndaj Forcës Operacionale.

Kjo çështje mori edhe vëmendjen e të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës Amerikanë në Tiranë, Z. Martin McDowell, i cili gjatë një takimi me ministrin e Brendshëm, shprehu shqetësimin e SHBA-ve në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit dhe kërkoi një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm, duke theksuar rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri. Ndërhyrja në sistemin TIMS, përveçse çështjes së mbrojtjes të të dhënave personale, ngre edhe problematikën e rendit dhe sigurisë në vend, pasi këto të dhëna mund të bien në duart e elementëve kriminalë”, thuhet në planin e hetimit të komisionit hetimor të përgatitur nga kryetari i Komisionit Ervin Salianji.

Në të njëjtën kohë synohet verifikimi i shkeljeve ligjore të kryera dhe pasojave që kanë pasur këto shkelje për sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve shqiptar dhe të huaj.

Të fundit