Flash News

Ditari i Opozitës

“Komiteti i Ekspertëve, si staf politik i Edi Ramës!!!”

“Komiteti i Ekspertëve, si staf politik i Edi Ramës!!!”

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia e ka cilësuar Komitetin Teknik të Ekspertëve si staf politik të kryeministrit Edi Rama, pas vendimit për ndalimin e lëvizjes nga ora 22.00-06.00 prej të mërkurës.

Sipas Spahisë, mbyllja e pjesshme e lëvizjes, që rekomandohet nga ky komitet, duhet shoqëruar me masa konkrete dhe ekspertët nuk thanë asgjë konkrete.

“Komiteti i Ekspertëve, si staf politik i Edi Ramës!!!”

“Ishte tejet e vështirë, si mjek së pari, të ndiqje justifikimet e komitetit të ekspertëve për kolapsin ku është futur sistemi shëndetësor në vend! Si mjek kam gjithë ndjeshmërinë dhe mirëkuptimin se duhet evituar krijimi apo nxitja e panikut tek qytetarët.

Por çfarë nuk kuptoj është sesi ekspertët nuk rreshtohen në krah të mjekëve, infermierëve e stafit mbështetës që po kalojnë në stërmundim për shkak të ngarkesës përtej cdo logjike, sepse qeveria që e ka detyrë t’u përgjigjet nevojave të tyre, nuk e bën këtë!

Pamjet skandaloze të të sëmurëve nëpër autoambulanca në oborrin e spitalit nuk janë “normale” sic pretendojnë "ekspertët", e as justifikohen dot me kryerjen e procedurave burokratike e vlerësimeve shtesë të të sëmurit, që zgjatka me orë të tëra!!!!!
Këto janë justifikime militante, që nuk i shkojnë aspak një individi që ka kryer studime në mjekësi e akoma më tej që mban një pozicion eksperti.

Mbyllja e pjesshme e lëvizjes, që rekomandohet nga ky komitet, duhet shoqëruar me masa konkrete dhe ekspertët nuk thanë asgjë konkrete:

- Sa do rritet numri i tamponëve në bazë ditore?
- Sa teste të shpejta janë siguruar dhe si do shpërndahen ato?
- Pse nuk ka asnjë propozim konkret për të lehtësuar barrën financiare të trajtimit anti Covid në shtëpi nga qytetarët?
- Meqë thuhet se spitali Covid4 nuk ka nevojë të hapet, sa është kapaciteti i shtretërve ekzistues? Sa shtretër janë të pajisur për terapi intensive dhe sa për rekuperim pas përmirësimit? (shtretër si ato që paraqiti ERTV sot i ngjajnë krevateve të hotelit, por jo një spitali Covid që i kërkon të pajisur me respiratorë e aspiratorë)
-Dhe ajo cfarë është më e rëndësishme, cfarë është bërë për të siguruar stafin mjekësor (anestezistë-reanimatorë) dhe infermierë aq të domosdoshëm për të ofruar shërbimin e duhur në këto reparte.
- Kur do e gjejnë kurajon “ekspertët“ të kërkojnë rritje financimesh për shëndetësinë, sepse muaj të vështirë kemi përpara?
Pa përgjigjen e këtyre pyetjeve, komiteti i ekspertëve i ngjan thjesht kabinetit të Edi Ramës, që thjesht zbaton urdhra, por nuk imponon asnjë lloj vendimmarrjeje!”, thotë Spahia.

 

Të fundit