Flash News

Ditari i Opozitës

"Komuna e Parisit pa ujë", Vasili: Bashkia e Veliajt vjedh me inceneratorët dhe bën propagandë

"Komuna e Parisit pa ujë", Vasili: Bashkia e Veliajt vjedh me

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar mungesën e ujit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Vasili është shprehur se kjo është një turp për bashkinë që bën propagandë gjithë ditën dhe vjedh miliona me inceneratorët.

Postimi i Vasilit:

Komuna e Parisit edhe tani pa uje, Bashkia e Veliajt vjedh me incenerator dhe ben propagande!

As 40 grade celsius, as thatesire por uje te pijshem ne Tirane nuk ka.

Nuk rrjedh uje neper rubinetet e qytetareve megjithese çmimin e ujit Bashkia e Veliajt e ka rritur sa ka dashur.

Edhe ne keto ore uje nuk ka as edhe ne zonat shume te urbanizuara si Komuna e Parisit.

Asnje njoftim dhe asnje lajmerim nga Bashkia dhe Ndermarrja e ujesjellsit.

Keta palaço sillen sikur jane pronare private dhe ua japin ujin gratis pa leke qytetareve.

Turp e faqe e zeze per kete Bashki qe vetem genjen dhe ben propagande gjithe diten dhe vjedh miliona me inceneratore, me luks zyrash, me koncerte, me keshilltare dhe paguan mijra punonjes qe rrine kot.

Të fundit