Flash News

Ditari i Opozitës

Konfirmon Lela: Në planet e opozitës është dhe protesta në Surrel

Konfirmon Lela: Në planet e opozitës është dhe protesta

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela komentoi përshkallëzimin e mosbindjes civile të thirrur sot nga Partia Demokratike.

I ftuar në Euronews Albania, Lela tha se në skenarët e protestës do të jetë edhe tubimi në Surrel ku ndodhet edhe banesa e kryeministrit Edi Rama.

“Është në menynë e opsioneve të Partisë Demokratike dhe opozitës edhe vajtja në Surrel. Ka qenë është dhe do të jetë. Se kur e ka kohën nuk e di.

Është në meny, por se kur i vjen koha asaj gjelle të menysë, atij instrumenti që zoti Berisha ka përmendur si instrumente të mosbindjes civile, ne do e shikojmë në varësi të rrethanave, të situatave dhe në varësi të asaj që ka opozita si kryetemë, një qeveri teknike e cila nuk ia jep pushtetin as Mulit, as Saliut as Arianit dhe as Alfredit, por të thotë që në këtë vend pushtetet mund të merren me garë të hapur e të ndershme”,-tha Lela.

Të fundit