Flash News

Ditari i Opozitës

Konfirmon Partia e Lirisë, mbështet PD në protestën e 20 shkurtit

Konfirmon Partia e Lirisë, mbështet PD në protestën e 20

Partia e Lirisë do t’i bashkohet protestës së thirrur nga opozita më 20 shkurt. Këtë e bëri të ditur deputeti i kësaj force politike, Petrit Vasili, në A2 CNN.

Një ditë më parë, Vasili iu bashkua edhe grupimit të Gazment Bardhit dhe të gjithë së bashkua shkuan poshtë banesës së Sali Berishës, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.

I pyetur se përse pikërisht tani kjo lëvizje, Vasili e justifikoi prezencën e tij poshtë banesës së liderit historik të demokratëve me faktin që protesta nisi para Parlamentit dhe më pas të gjithë u nisën për të ajo që tashmë është pagëzuar si “Rrugica e Shpresës.”

 “Të gjithë bashkë do të jemi më 20 shkurt. Meta ka qenë në një tur të madh politik në juglindje...Kjo është ajo që të gjitha partitë duhet të bëjnë, që të gjitha kapitalet njerëzore të jenë në këmbë”, tha Vasili.

 

 

Të fundit