Flash News

Ditari i Opozitës

Konfirmon Xhixho: PL do të marrë pjesë në protestën e 23 dhjetorit

Konfirmon Xhixho: PL do të marrë pjesë në protestën e

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka konfirmuar se Partia e Lirisë do të jetë prezente në protestën e thirrur nga PD dhe Sali Berisha në 23 dhjetor.

“Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike i bashkon një kauzë e përbashkët dhe do të jemi pjesë e protestës së thirrur nga PD dhe Sali Berisha në datën 23 dhjetor. Na duhet një qeveri teknike si një standard për çdo proces zgjedhor dhe jo vetëm për këtë”, u shpreh Xhixho në News 24. 

Ajo përmendi rolin e Ilir Metës në arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi dhe nënvizoi se ky proces ka pësuar deformime gjatë implementimit.

“Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme, dhe qytetarëve dhe SHBA-së i intereson që ajo të jetë e pavarur dhe me integritet. Duhet të ketë hetime për të gjithë ata që janë të përfshirë, por çështja është se sa ndikohen këto hetime nga politika,” deklaroi Xhixho.

Xhixho u shpreh se lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, po përballet me një persekutim politik, pasi po mbahet në burg. Sipas saj, qëllimi ka qenë të izolojnë politikisht Metën për të fshehur të vërtetat që Partia e Lirisë ka thënë për korrupsionin dhe koncesionet.

 

 

Të fundit