Flash News

Ditari i Opozitës

Konsensusi për komisionet hetimore, Shehu: Kauza që duhet të prevalojë është lirimi i Berishës

Konsensusi për komisionet hetimore, Shehu: Kauza që duhet të

Një arritje të vogël e ka cilësuar paktin e sotëm të opozitës me mazhorancën për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, deputeti i PD-së Tritan Shehu,.

Në një lidhje direkte në Neës 24, Shehu tha se kauza kryesore e opozitës që duhet të mbizotërojë është çështja e arrestimit të Sali Berishës.

Është një hap i vogël përpara në suazën parlamentare. Por, që nuk është determinues, nuk është thelbësor dhe nuk është ai që i duhet rënë tambureve të suksesit. Këto muajt e fundit kanë ndodhur zhvillime të tjera, të një revanshi të egër të regjimit ndaj Partisë Demokratike, të pa imagjinueshme. Lideri i Partisë Demokratike është burgosur në mënyrë politike. Midis këtyre ngjarjeve kush prevalon, kjo apo çështja e dy komisioneve.

Nuk është marrëveshje. Është thjesht një tymnajë. Duhet të vendosim flamurin; lironi kryetarin e Partisë Demokratike. Nuk mund të merresh me gjëra dytësore kur deviza kryesore është kjo. Është akti më dëmtues për Partinë Demokratike. Pa dyshim që ka disa kauza në Partinë Demokratike dhe kauza që prevalon është ajo e Sali Berishës. Të mos ngatërrojmë gjëra që pa dyshim kanë ndikim por nuk janë determinuese”, tha Shehu.

 

Të fundit