Flash News

Ditari i Opozitës

Konventa e PL-së , Meta: Jam marrë peng nga Rama-Dumani për të grabitur një mandat të katërt

Konventa e PL-së , Meta: Jam marrë peng nga Rama-Dumani për

Në Konventën e Partisë së Lirisë në Tiranë, Ilir Meta mbajti një fjalim përmes një mesazhi audio të regjistruar nga burgu, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, për pengmarrje dhe përpjekjen për të marrë një mandat të katërt.

Meta theksoi se qytetarët do t’i japin përgjigje këtij "grupi banditësh" që, sipas tij, po e lë vendin pa atdhe.

Ai përmendi gjithashtu 5 prioritetet kyçe të Partisë së Lirisë, duke përfshirë uljen e taksave, ndihmën për nënat me dy ose më shumë fëmijë dhe mbështetje për çiftet e reja, me qëllimin për të ndaluar shpopullimin e Shqipërisë.

Të fundit