Flash News

Ditari i Opozitës

Koordinatorët e PD, Balliu: Procesi i bashkimit po funksionon, e tregon aksioni i deputetëve në Kuvend

Koordinatorët e PD, Balliu: Procesi i bashkimit po funksionon, e tregon

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar dje katër koordinatorët që do të merren me organizimin e kësaj force politike në të gjithë vendin.

Njëri prej tyre, Klevis Balliu i ftuar në A2 CNN shpjegoi se Shqipëria është ndarë në 4 rajone, ku secili prej tyre ka një koordinator që do të merret me procesin e riorganizimit të partisë dhe përshkallëzimin e aksionit opozitar.

Balliu akuzoi mazhorancën se po funksionon në ilegalitet, teksa nuk lejon asnjë prej deputetëve të saj të përballet në debat, në asnjë studio televizive.

“Procesi i bashkimit të PD po funksionon dhe këtë po e tregon aksioni i deputetëve në Kuvend. Nuk ka asnjë kritikë për koordinatorët. Për bashkimin e partisë ka debate sepse po diskutohet dhe debati është që të bëhet sa më shpejt.

Struktura e koordinatorëve bëhet për ndarjen që i është bërë Shqipërisë në 4 rajone. Unë jam për Tiranën dhe Durrësin. Kjo bëhet për organizimin e partisë dhe aksionit të saj. Kjo bëhet për zgjerimin dhe përshkallëzimin e aksionit opozitar për situatën ku ndodhemi sot. Nuk mund të ketë opozitë normale kur nuk ka demokraci. Nuk ka një deputet të PS që të vijë të përballet në televizione. Kjo është qeveri në ilegalitet”, tha Balliu.

 

Të fundit