Flash News

Ditari i Opozitës

Korrekt në përdorimin e barrierës mbrojtëse, Basha tregon arsyen pse e vendos gjithmonë maskë

Korrekt në përdorimin e barrierës mbrojtëse, Basha tregon
Në foto/ Basha në takimin me gazetarët

Gjatë takimit të sotëm me gazetarët e sociales, Basha ka treguar arsyen se pse mban gjithmonë maskën në takimet e tij.

Ndryshe nga aleatja opozitare, Monika Kryemadhi, e cila u gjobit për mosvënien e maskës, Basha është parë të jetë një nga zbatuesit më korrekt të masës së qeverisë për përdorim të detyrueshëm të maskës.

“Ju e keni parë, unë nuk e ndaj maskën. E bëj sepse besoj vërtet se kështu ju mbroj ju. E bëj edhe për t’i dhënë një sinjal çdo shqiptari që kjo nuk është lojë. Ky është një kërcënim serioz që po kushton jetë njerëzish”, u shpreh Basha, duke apeluar për kujdes ndaj pandemisë.

Të fundit