Flash News

Ditari i Opozitës

Korreshi ironizon tryezën e Bashës: Ngul patate, shkul domate, është qesharak

Korreshi ironizon tryezën e Bashës: Ngul patate, shkul domate,

 

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka komentuar tryezën e ‘dialogut opozitar’ të Lulzim Bashës.

Në një lidhje direkte për Syri TV, Korreshi e quajti qesharak dhe se paguan njerëz që të bëjë një tryezë të tillë.

Korreshi ironizoi duke thënë se të rinjtë shikojnë të ardhmen tek ata zotërinjtë e tryezës së Bashës.

"E ke parasysh kur thonë, ngul patate dhe shkul domate dhe kjo pjesë. Pashë një publikim dje. Kur e pashë për herë të parë qeshte, kur e pashë për herë të dyta qeshte. Është qesharak. Nuk e di kush ja thotë. Të vesh në Lushnjë, të vesh edhe në qytete e tjera e të pyesësh sa njerëz ka ky njeri, shatë, dymbëdhjetë…nuk e kalon dot njëqindën në çdo qytet. Atëherë çfarë. Mbaron filmi, mbaron historia. Harxhon lekët e demokratëve ky, se lekët e veta nuk i prish ndonjëherë. Paguan robt bën ndonjë tryezë të tillë dhe të rinjtë shikojnë se e ardhmja e tyre do të jenë këta zotërinjtë këtu, kaq…", tha Korreshi.

Të fundit