Flash News

Ditari i Opozitës

Korreshi kritika Peleshit: Më i dobëti i historisë parlamentare në Shqipëri

Korreshi kritika Peleshit: Më i dobëti i historisë parlamentare

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi foli mbi zhvillimet politike në vend.

Duke u ndalur tek mos ngritja e “Zgjedhores” dhe “Territoriales”, Korreshi kritikoi në Klan News kryeparlamentarin, Niko Peleshin. Këtë të fundit, e cilësoi si kryetarin më të dobët të Kuvendit që ka pasur historia e vendit, siç shprehet demokrati.

“Mënyra se si ka vepruar dhe se si operon, s’e quan dot kryetar parlamenti, sepse së pari betohesh për paanësi kur bën betimin në fillim. Por, ju e keni parë që kemi nëntë seanca, e akoma nuk kemi filluar një seancë normale. Kështu që, unë e etiketoj si kryetarin e Parlamentit më të dobët që kemi pasur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, i cili nuk e ka veshur kurrë kostumin e kryeparlamentarit, por thjesht është bërë ushtari i vendimeve të Partisë Socialiste”, tha ai.

Të fundit