Flash News

Ditari i Opozitës

Korreshi: Protestë në 11 korrik edhe për lirimin e Sali Berishës

Korreshi: Protestë në 11 korrik edhe për lirimin e Sali

Deputeti i PD, Saimir Korreshi renditi arsyet se përse shqiptarët duhet të protestojnë në 11 korrik, që nga skandali te shëndetësia, arsimi, por edhe lirimi i Sali Berishës.

“Në Lushnje ka 4 ditë që uji vjen me fekale. Ne ishim në Kosovë dhe vura re që nafta kushtonte 1.26 euro, ndërkohë te në 60 lekë më shumë, si ka mundësi që ne kemi këto taksa pa fund. Shikoni sistemin arsimor, protesta sensibilizon njerëzit, duhet të dalin për vete, jo sa herë i thërret opozita, dhe një sinjal qeverisë që vazhdon dhe thotë që është mirë e bukur, por që ka njerëz që kan hallë dhe siklet, kjo është ajo çka protestat prodhojnë.

Protesta thërret qytetarët edhe për të liruar Sali Berishën, por jo vetëm për të liruar Berishën, por për atë që po i ndodh një lideri të një opozitë, të paktën të enjten ai duhet të ishte në Kuvend”, tha Korreshi në A2 CNN.

 

 

Të fundit