Flash News

Ditari i Opozitës

"Krah Michael Jackson", gjetja satirike e Këlliçit për të rrëzuar propagandën e VIP-ave të Veliajt

"Krah Michael Jackson", gjetja satirike e Këlliçit

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Belind Këlliçi ka ironizuar të gjithë VIP-At që shpreheën mbështetjen e tyre për Erion Veliajn, në zgjedhjet e 14 majit. 

Me një video satirike të shpërndarë në profilin e tij në Tik Tok, Këlliçi thotë se shfaqet në krah të “Michael Jackson”. Në fakt, nuk ka se si të jetë këngëtari i ndjerë me famë botërore, por kjo ka qenë gjejta e Këlliçit për të ironizuar VIP-at krah Veliajt.

“Më i madhi, ai që të gjithë artistët duan t’i ngjajnë, në krahun tim. Faleminderit Michael Jackson,” shkruan Këlliçi.

Kujtojmë se me mbështetjen që shprehën për Erion Veliajt, VIP-a të ndryshëm si Noizy, Ermal Mamaqi humbën mjaft followrsa në pak ditë.

Të fundit