Flash News

Ditari i Opozitës

Kreu i FRPD: Dhuna ndaj Mëngjesit, dëshmi e imunitetit të personave me rekorde kriminale!

Kreu i FRPD: Dhuna ndaj Mëngjesit, dëshmi e imunitetit të

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri ka komentuar dhunën e ushtruar sot ndaj avokatit të liderit të opozitës, Sokol Mëngjesi.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaferri e ka cilësuar aktin si dëshmi e imunitetit të personave me rekorde kriminale!

"Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit në zemër të Tiranës dëshmi e imunitetit të personave me rekorde kriminale!
Akti i dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi në zemër të kryeqytetit është dëshmi e imunitetit që kanë në këtë vend njerëzit e inkriminuar që nuk kanë frikë të ngrenë dorë as ndaj individit as ndaj institucionit.
Sokol Mëngjesi është avokat i liderit të Partisë Demokratike Sali Berisha, pedagog në Universitetin e Tiranës dhe një prej juristëve më të njohur në këtë vend dhe ky akt vetëgjyqësie ndaj tij është i rëndë.
Agresorët kanë zgjedhur t'a dhunojnë pranë kopshtit ku çonte fëmijët, ç’ka e bën më të rëndë aktin e dhunës ndaj juristit të njohur.
Policia e Shtetit dhe Prokuroria urgjentisht duhet të zbardhin këtë ngjarje të rëndë dhe të vënë përpara përgjegjësisë autorët", shkruan kreu i FRPD. 

 

Të fundit