Flash News

Ditari i Opozitës

Kreu i FRPD-së: U prenë 2000 bileta avioni që të vijnë e të votojnë për kandidatin e PS në Rrogozhinë

Kreu i FRPD-së: U prenë 2000 bileta avioni që të vijnë

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri komentoi zgjedhjet e përsëritura për bashkinë Rrogozhinë, ku fitues u shpall sërish kandidati i PS.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se grabitja e bashkisë ka ardhur duke nisur që nga dhënia e parave për tërmetin e deri tek prerja e 2000 biletave të avionit që të votojnë kandidatin e PS.

Janë votues jashtë Rrogozhinës. Janë detyruara për të ardhura që të fitojnë paratë e tërmetit. Tërmeti nuk pati efekt në Rrogozhinë, por çdo familje në Rrogozhinë i është ofruar që të marrë lekë tërmeti 5 mln lekë për gjitha për zgjedhjet. Është një bashki e grabitur. Ka marrë vetëm 200 vota më pak. Me një super kandidat për mua ai kandidat ka bërë punë të shkëlqyer, por në fund fare efektiviteti i të gjithë votuesve që s’kanë pikë lidhje me Rrogozhinën.

Janë prerë 2000 bileta e avioni nga pala e Memollës që ta votojnë. Janë deri në 1 mln euro. SPAK të merret me këto bileta avioni se çfarë po ndodh. Do i denoncojmë dhe në SPAK. Ka qenë një shtet rrethim 1 mujor. Unë ndihme i keq ardhur që ajo bashki u humb.  Kemi prova konkrete. Drejtësia duhet të bëjë detyrën. Flamur Noka aty ka qenë në mbështetje të kandidatit. Anëtarët e kryesisë aty kanë qenë.

Të rritet pjesëmarrja me 20% kuptohet se aty ka pasur një makineri të madhe shtetërore. Në çdo qendër ishin 30 plus. Të gjithë këta që votuan, ekstra janë marrë me Memollën. Jemi të lodhur edhe ne që mundohemi të garojmë me rregulla loje që mundohet se janë të drejta.’- tha Xhaferraj.

 

 

Të fundit