Flash News

Ditari i Opozitës

Kreu i PD, Korreshi: Lufta po bëhet për by** e atyre që ta mbajnë në karrige

Kreu i PD, Korreshi: Lufta po bëhet për by** e atyre që ta

Deputeti demokrat Saimir Korreshi është shprehur kundër procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike në 29 korrik.

Në një prononcim për gazetarët në oborrin e Kuvendit, Korreshi paralajmëroi se mund të ketë edhe një mbledhje tjetër të Këshillit Kombëtar, teksa kërkoi që të verifikohet lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë pak ditë më parë.

Demokrati i bëri thirrje kolegëve të partisë se ata duhet ta kenë të qartë se lufta në këtë parti nuk po bëhet për ta por për interesat e disave prej anëtarëve. 

“I lumtë që ka plotësuar formularin Basha. Por mund të ketë një mbledhje të këshillit kombëtar rrugës. Ne jemi shpallur një herë kulakë para ’90, por nuk i dihet jemi duke verifikuar dhe parë sesi mund të behët një tjetër Këshilli Kombëtar.

Të mbyllemi të mos hamë as bukë as ujë siç zgjidhet Papa. Ne do kërkojmë listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë.

Anëtarët e Këshillit kombëtar janë votuar nga demokratët mos të bëjnë farsë. Në shtëpi jemi përditë, ideja është se  Demokratët ta kenë të qartë lufta s’po bëhet për ta, po për b*thën e tyre! Të mbash një vit karrigen dhe të bësh si i djegur për PD-në.’- tha Korreshi.

Të fundit