Flash News

Ditari i Opozitës

Kreu i PD në Vlorë kundër Bashës: Në Kuvendin e 11 dhjetorit, do jetë 80% e delegatëve

Kreu i PD në Vlorë kundër Bashës: Në Kuvendin e 11

Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, u pasuan me thirrjen e dy Kuvendeve të ndryshëm, njëri më 11 dhjetor i thirrur nga Sali Berisha dhe tjetri më 18 dhjetor i thirrur nga Lulzim Basha.

Kreu i Partisë Demokratike Dega Vlorë Genc Deromema tha për ONE TV Vlora, se kjo qasje e ndryshme mes ish-liderit dhe liderit aktual, po nxjerr në pah krizën e thellë në të cilën ka rënë partia.

“Po del në pah kriza e thellë në të cilën ka rënë PD. Dy data në gjykimin tim të cilat janë të panevojshëm. Delegatët e Kuvendit të Partisë Demokratike kanë vendosur që në datë 11 të thërrasin Kuvendin për të shqyrtuar një sërë problemesh që ne i kemi pasur, por kemi dashur t’i anashkalojmë. Dhe anëtarësia iu doli para të gjithë strukturës drejtuese duke filluar nga unë i pari te kryetari Basha”, tha Deromema.

Kreu i PD-së në Vlorë e ka cilësuar vendimin e Kryesisë së PD-së për të thirrur Kuvendin më 18 dhjetor, të nxituar dhe të panevojshëm. Deromema u shpreh se në vend që partia dhe vetë lidershipi i saj të merreshin me situatën në të cilën është zhytur vendi, të dyja po merren me veten duke marrë vendime të gabuara.

“Dje nëpërmjet mediave u njoha me vendimin e Kryesisë. Në gjykimin tim është një vendim i nxituar dhe i panevojshëm. Çon në një përplasje qoftë edhe të një shumice absolute me një minorancë absolute, po prapë është një përplasje brenda PD, një përplasje e panevojshme për situatën ku ndodhet Shqipëria në koto ditë. Dhe duke qenë se PD, partia më e madhe opozitare, në vend që t;i kushtojë vëmendjen e saj kundër poshtërsive që po bën kjo qeveri, ne kemi vendosur të merremi me veten tonë. Dhe lidershipi aktuali PD, në vende që t’i paraprijë të keqes dhe të bëhet pjesë e debatit të brendshëm të PD, del me një vendim në gjykimin tim të gabuar”, deklaroi Deromema.

Por në cilin Kuvend do të shkojë kreu i demokratëve në Vlorë, në Kuvendin e 11 apo 18 dhjetorit?

“Si një prej firmëtarëve të parë të kësaj lëvizjeje, do të jem qartazi në datën 11 dhjetor. Di të them që do jetë mbi 80% e partisë. Për këtë iu flas me përgjegjësi”, u shpreh Deromema.

Të fundit