Flash News

Ditari i Opozitës

Kreu i PD në Vlorë voton i pari për shkarkimin e Bashës: Ky vendim do të thotë e ardhmja

Kreu i PD në Vlorë voton i pari për shkarkimin e Bashës: Ky

Genc Deromemaj, kryetari i PD në Vlorë votoi i pari në selinë e PD referendumin për shkarkimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

Në një deklaratë për mediat, Deromemaj tha se me këtë vendim votohet për të ardhmen e PD dhe shqiptarëve.

Ky vendim sot do të thotë e ardhmja, jo thjesht për PD por kam besimin e plotë që do të jetë e ardhmja për Shqipërinë.

 Sot pritet të votojnë, me siguri, i bindur nga entuziazmi dhe nga informacionet  që kemi marrë deri tani, më shumë se në zgjedhjet e fundit të 13 qershorit. Entuziazmin do ta shikoni në orët në vazhdim, kur demokratët kanë vendosur me vullnetin e tyre të lirë të shprehen për referendumin.”

Në rrethin e Vlorës janë 2350 anëtarë me të drejtë vote. Nga këta, 1400 i përkasin bashkisë së Vlorës, 600 i përkasin bashkisë së Selenicës, 350 i përkasin bashkisë së Himarës.

 

Të fundit