Flash News

Ditari i Opozitës

Krijimi i grupit parlamentar/ Aleatët e Bashës takohen sot në orën 18.00, pjesëmarrja e Idrizit në pikëpyetje

Krijimi i grupit parlamentar/ Aleatët e Bashës takohen sot në

Aleatët e vegjël të PD do të mblidhen pasditen e sotme në orën 18.00 për të vendosur për krijimin e një grupi të ri parlamentar. Ky takim u parapri nga lajmet që qarkulluan dje në media dhe deklarata e kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi.

Ky i fundit tha dje në "A Show" se: Nëse unë rri në grupin e PD-së, vendosem i 55-ti, a ku di unë kur bie radhë për të folur. Ndërkohë që kam drejtë të folur më shumë. Jo kur të më teket mua. Për të pasur më shumë hapësira. Për të kontribuar. Për të mos qenë të gjithë me një zë. Ne po mundohemi. Nuk ia kemi mbërritur deri më tani. Tani kemi parë kafen e parë për herë të parë. Do kalojë java e parë dhe do gjejmë një rrugë të përbashkët. PD duhet të ketë një strategji tjetër. Që t’i përfshijë të gjitha forcat.     

Ka dyshime se kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk do të jetë pjesë e takimit, ndërsa kreu i PAA-së, Agron Duka, ai i PR-së, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule kanë rënë dakord.

Sipas rregullores së Kuvendit, grupet parlamentare formohen mbi bazën e listës së partive politike që përfaqësohen në Kuvend, bazuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, të shpallur me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.  

Grupi parlamentar formohet nga jo më pak se 7 deputetë dhe çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm në një grup parlamentar. Nuk dihet ende, nëse për këtë vendim aleatët janë dakordësuar e kryedemokratin Lulzim Basha, apo është një vendim i marrë në pavarësi.

 

 

Të fundit