Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Agron Gjekmarkaj
Si pas çdo dasme edhe kjo pas ikjes së Babos la gjurmët e veta. Kudo shihje deputetë të lodhur me çehre të vrarë e mide të trazuar.
Të cimbisur në stomak nga ndonjë gotë gëzimi Toni dhe Çuçi në heshtje hanin bukë të thekur me pak djathë e ndoca ullinj. Çuçi lëshonte tek tuk ndonjë gromësinë.
Toni herë pas here psherëtinte “falna Zot falna Zot e tepruam po na kishte marrë malli e kushedi kur e shohim prapë”. Xhemali pinte kos fshati dhe fshinte buzët si i regjur me këto punë dhe fërkonte barkun me lezet.
Majko gjerbte një kafe pa sheqer allaturka e herë pas here një rënkim nga të përzierit i dilte mbyturazi.
Një letër për të kthyer filxhanin kërkonte të kthehej më në atë sallë ai a jo se fjalët janë që gjysmën e grupit Babo do i bëjë def nga lista?!
Pandi edhe herën tjetër bashkë me Miminë nga dritarja hynë.
Etilda e cila paqartësitë i mbyt me forcën e heshtjes ndjeu dhimbje dhe i tha ha pak kulaç se të mbledh. Ulsiu nuk fliste dot sepse sa herë e provonte merrte vrapin për në banjo. Jetonte me friken mos Tao u kishte futur mish dhie në pilaf.
Nikoqiri si më biravel i kishte çuar dollitë me ujë. Hiqej si i renduar po ishte qiqërr dhe shikonte nën sy me gëzim vuajtësit. Arben Pëllumbi po le mjekër qe pas asaj dite, por edhe për të dëshmuar pangënë e të marrurit me gjera të vogla axhaminjesh para një gëzimi kësodore. Laerti gjeti rastin te mbante një fjalim meqenëse askush se kishte mendjen por atij i njihej se e bëri.
Nasipi kishte pirë me mase se helbete gëzimi nuk mbarohet me një ditë, kush ja qiti fundin, plënci një është pëlcet nga e tepërta. Olta Xhaçka shihte Gaz Bardhin të skuqur nga tensioni i lartë e lajmi se një doktor erdhi ta vizitonte mori dhënë…psherëtinte …ashtu te pafsha gjithmonë.
Enë të palara aty këtu! Kazanë përmbys, karrika njëra mbi tjetrën, mbulesa për tokë, njolla vaji dhe një zjarr i fikur me thëngjinj të zinj kokoroç ishin si gjurmë. Ministrat ishin të përgjumur e të murrëtyer. Veç Bela nën ngjyen rozë shfaqej me shumë grua kësaj ditë me Taon si poet oborri , trabadur aty ngjitmas që i çuçuriste etyde ne vesh. Anila i lutej Zotit ishallah nuk merret kush me mua dhe Zoti e dëgjonte. Muçua foli dy herë dhe po kaq herë nuk la asnjë përshtypje. Elisa erdhi pak vonë në anë të sallës , disa deputet e përshendesnin dhe i fërkonin dorën dhe ajo i lejonte ta bënin me hir.
Kur Dashi lëshoi kumtet e veta si Zeusi në malin e vet, ajo u zgjua dhe hepoi shqisat si vëmendje që i dilte pavetëdijshem nga qënia. Nallbati zalisej në dhimbje. Ogi kishte bërë gjumë të paqtë dhe dalldia e përgjithshme i krijonte stres ndaj iku.
Tezja dremiste herë pas here. Delina erdhi e iku si hije e gëzuar që përsëri nuk i ra askujt në sy. Klosi është nisur me mbledhë çunat e Londrës.
Ermua gjithaq ndiente nevoje për paqe e vështrime pas një pune cilësore tek parrukierja.
Krye zëvendës Lideri Muli dukej i menduar por i vendosur për beteja pa kompromis. Nën shembullin e tij fola edhe unë dy herë. Sherri e potera me Mamicën e Taon mori dhenë. Kosta ishte fikur e vyshkur. Llafet e liga qe hodha kundër Babos i kishin hequr shijen e jetës.
Salianji erdhi nga diku, këqyri poshtë e përpjete duke nxjerrë një grusht miza nga xhepi. Gjithmonë vjen nga dikush për të takuar dikë. Të gjithëve u le gëzimin e tij dhe u merr mërzinë e tyre qerratai. Luan Baçi si rapsod pas këngës është bërë meditativ. Shefe Albana u bie tambureve të betejës. Këtu kronika ndalet për të marrë shënime.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38