Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kronikë për kriteret e Borës dhe platformën që të bën deputet!

Nga Agron Gjekmarkaj
Bora tanimë po gëzon më në fund famën e merituar. Babo e ka vënë shefe të platformës “Deputeti që duam” dhe të atyre që nuk do, të caktojë kriteret, të mbledhë video e CV, të dhëna e lajme, ëndrra e vizione, derte e brenga, psherëtima e lutje, qarje e të qeshura, romuze e këngë, thagma e maksima. Ajo është bërë më e heshtur dhe rri siç ia kërkon sëra.
Madje të martën Shalsi, i cili e ka pasur këshilltare, ndaj është aq strategjik qerratai, i foli me mendjelehtësi e konfidencë, por ajo me të drejtë nuk i dha të njohur dhe i ndenji rëndë. Ai u zverdh e u mpak, u bë si limon i harruar në degë.
Mamicushi Tao se do bëjë punën e Mamicës, ndaj mësohuni me këtë togfjalësh hoqi dori nga e folura kur pa se ç’ndodhi, boll gjëma kam pasur këto ditë mendoi. Qortimi i saj do të ishte shumë më i rëndë se degdisjet e Babos, që e ktheu të bëjë gavetën. Çudira e lajme kontradiktore po vijnë nga çdo anë.
Majko paskësh bërë një video, me fustanellë veshur duke kënduar një këngë partizane “në ato maja rripa-rripa, zbrit nga kali se të mbyta” madje dhe CV-në e kishte nomatisur me shkrim dore që të dukej origjinal. Bora kishte kafshuar buzën. “Je dobët i kishte thënë, këndon shkel e shko pa pathos, ke aluzione të dëmshme, shko puno me veten dhe kënga të jetë nga aktualiteti me temë tunelin e Llogarasë”.
Mimi di Puccini e kishte ndarë në tri pjesë regjistrimin “një pasazh nga Ferri i Dantes, një virtuozitet me qemane dhe një gatim allafrënga makaronash si dhe një prezantim të vetes jam kjo e jam ajo”. Bora kishte humbur durimin, ia kishte kthyer mbrapsht “merr “Kurbanin” ç’janë këto rrangalla, mos na e ço kohen dëm, jo Rilindja europiane jo gjepura me bisht, mos më bëj të të akuzoj për mosmirënjohje”.
Mimia kishte replikuar duke i rrëfyer se me atë po punon Ciu, por ajo hazerxhevap “aty ka lëndë të parë për të gjithë pa rënë në përsëritje”. Kodheli kishte ikur e mpirë dhe kokulur. Toni kishte provuar me interpretimin e Ungjillit sipas Lukes.
Këtu Bora ishte nxehur dhe me hakërrim i kishte bërë me dije nëse do bësh prokopi, analizo fjalimin e Mamicës kur u bë kryetare dhe gjej për kë e ka pasur atë kafe e ujë për opozitën eja këtu ta recitosh dhe ik nashi”. Qielli i errej, këmbët i dridheshin.
Zoti nuk po e shihte. Damua shkoi me sportivitet si pas palestre “ja i tha kam bërë diçka të veçantë, vrap 100 metër për të demonstruar, shpejtësi, ritëm, qëllim e cak”. Lëri more dokrrat, iu kthye Bora, le ta shohim. Pa shkuar në gjysmë, e fiku.
Me kaq shpejtësi djalo s’ke gjë në terezi, kaq vrapon dhe Baftua. Nuk ta mbush syrin ti. Tezja kishte filmuar një valle libohovite, një iso me Termenë dhe një dolli me putir në një lendinë. Ishte e sigurt që kishte qëlluar në shenjë, por Bora e zhgënjeu. “Nuk ka pasion, as ritëm, nuk tundet dheu dhe oshëtijnë zabelet, ka monotoni, shko përsërite, pastaj po bini të gjithë në folklorizëm”!
Murretimi i Tezes u bë re. Çuçi kishte realizuar një spot duke bërë not dhe e mbyllte me nënshkrimin në zyrën e zhveshur që i la Ermua “ne lahemi në detin e Babos, përpjekja ka rëndësi jo komoditeti”. Këtu Bora u vu në mendime.
Do ta shoh prapë më vonë i tha kij besim. Anila Denaj e kishte çuar kameran në një vathë me dhen dhe ajo e ulur në shtrungë i milte, një nga një, qumështin e kullonte, e zinte djathë, e bënte kos e gjizë, gjalpë e ajkë! Herë pas herë blegërinte vetë, që gjëja e gjallë t’i afrohej natyrshëm”. Këtë bukolizëm e thjeshtësi, Bora e vlerësoi me plus.
Klosi ishte veshur si bari me brucë të zezë krahëve, me qeleshe dhe një kërrabë rrethuar me dele në një monopat ku i binte fyellit. Në vend të CV-së shkruante kjo na pret nëse Babo na vë vizën. Edhe këtë Bora e mori seriozisht.
Braçja po zinte bretkosa në Divjakë dhe poshtë tek CV shënoi këtë fat kemi dhe ne në pjatën e Babos dhe rrjetën e Borës. Bora e mori si provokim dhe e nxori jashtë. Ça ke mi, ça ke mi, dëgjohej ankimi i Erit. Ismet Beqiri, i cili në fillim e kishte marrë me neglizhencë, por nursesllëku i Borës e kishte ndihmuar shumë për reflektim.
Ai kishte rrjepur një cjap varur në një frashër dhe tek letra e rekomandimit zografiste më mirë të na rrjepë Babo me dorën e vet sesa të bëhemi si Ditmiri. Kjo thjeshtësi njerëzore e preku Borën, madje i bëri edhe një kafe. Dilos përsëri nuk i shkoi mbarë! Nuk më pëlqen ti i tha, je shumë i kuq në fytyrë, shko abronxohu, pastaj shohim e bëjmë.
Çyrbes po ashtu, kaq ezmer s’ke ku shkon, ik zbardhu. Po ti shiko performacen i tha Jurgysi me zë të mekur. Ajo jo, jo fshati që duket nuk do kallauz. Bujari i Lushnjës kishte imituar Tahir Baçovën duke zbutur një arushë teksa Blerina i binte dajres. Ata ndanin mendimin se çdo urdhër i Babos duhet pritur me ritmin e arushës.
Arben Pëllumbi i bindur që pas prezantimit që i bëri ‘Kronika’ herën tjetër do e gjente derën hapur te Bora, shkoi atje duke vërshëllyer. Jam Arben Pëllumbi i tha, qofsh shëndosh ia kthen, ku e kam dëgjuar këtë emër? Arbeni u pre pak në fytyrë po s’e dha veten, jam djali i Servet Pëllumbit i tha…! A, poooo, i tha Bora e njoh, ka qenë futbollist i Kombëtares, sulmues, ti do jesh bërë portier, kemi nevojë për njerëz që na mbrojnë portë… eja!
Etilda nuk e ka dorëzuar ende, por mendonte të shfaqej në një punishte bletësh, me devizën ne jemi bletët punëtore në kosheren e Babos, mjaltin e ha populli! Platforma ngjan me kombinatin “Çeliku i Partisë’ në Bradashesh, punohet natë e ditë, del tym e flakë. Në vazhdim do ju mbajmë të informuar gjatë gjithë gushtit. Na e bëni hallall se për sot kaq informacion patëm.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38