Flash News

Ditari i Opozitës

Kryebashkiaku i Shkodrës i bashkohet protestës: Të rishikohen kriteret për policët, po humbet besimi ndaj tyre

Kryebashkiaku i Shkodrës i bashkohet protestës: Të rishikohen

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia i është bashkuar protestës në Tiranë, ku kërkohet drejtësi për Laer Kurtin. Ai e konsideroi këtë një detyrim qytetar.

Spahia kërkoi një sqarim të saktë nga autoritetet, ndërsa kërkoi një rishikim të kritereve të punësimit të efektivëve të policisë.

Sipas tij, një prej pasojave më të rënda të këtyre ngjarjeve është humbja e besimit publik ndaj strukturave të rendit. Në një prononcim për mediat nga protesta, Spahia kërkoi që përgjegjësi për këtë ngjarje të mbajnë drejtuesit kryesor të qeverisë.

“E konsideroj një detyrim qytetar reagimin pas ngjarjes së fundit. Humvbja e jetës së 32-vjeçarit nuk është ngjarja e vetme ku janë përfshirë forcat e rendit. Është e domosdoshme në këtë pikë që nga strukturat përgjegjëse të shtetit të bëhet një sqarim i plotë dhe kushdo përgjegjës të marrë atë që i takon.

Nuk duhet kaluar në heshtje. Bëhet e frikshme ajo që ndodh në Shqipëri. Shkaqet janë për t’u parë. Mbetet domosdoshmëri rishikimi i kritereve të punësimit të efektivëve të policisë. Shpesh i kemi denoncuar kriteret për punësimin e policëve.

Një prej pasojave më të rënda të këtyre ngjarjeve është humbja e besimit publik ndaj strukturave të rendit. Do thoja që një përgjegjësi e mbajnë drejtuesit kryesor të qeverisë. Nuk mund të përfshijmë në një thes të gjithë. Strukturat e rendit kanë efektivë shumë të ndershëm dhe vuajnë pasojat shpesh herë të përfshirjes së drejtuesve të tyre. Strukturat e përfshira në krim duhet të marrin përgjigjen e merituar”, tha Spahia.

Të fundit