Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Djegia e mandateve është influencuar nga Rusia

Kryemadhi: Djegia e mandateve është influencuar nga Rusia

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë, ku thotë se djegia e mandateve të opozitës në 2019, në kohën kur PD drejtohej nga Lulzim Basha ka qenë influencë ruse.

E ftuar në Opinion, Kryemadhi foli edhe për takimin e sotëm me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim,  ku tha se kjo e fundit kishte porositur të bëhej kujdes me financimet ruse.

“Lobimi rus ka nisur që tek djegia e mandateve. Largimi i opozitës nga parlamenti dhe nga zgjedhjet lokale.

Për fatin tonë të keq kam bindjen e plotë që po, mandatet u dogjën prej lobingjeve ruse. Ambasadorja e bëri të qartë dhe ishte shumë e qartë për financimet ruse. Ajo tha që unë jam e autorizuar për deklaratën që ka bërë edhe publike”, tha Kryemadhi.

Të fundit