Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Çfarë na bashkon dhe na ndan me PD-në, rezultatet e LSI-së do jenë surprizë

Kryemadhi: Çfarë na bashkon dhe na ndan me PD-në, rezultatet e

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur mbi foli mbi raportet me Partinë Demokratike, dhe ndarjen më vete në lista në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Ajo tha se LSI-në me PD-në i bashkon i njëjti qëllim, largimi i Ramës, por ndahen në ideologji. Sipas Kryemadhit, në 25 prillit nuk ka rëndësi se kë listë voton, mjafton që mos votosh listën e Edi Ramës.

“Opozita ka një objektiv, objektivin është që t’iu japim shqiptarëve zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe e dyta që është kryesorja, largimi i Edi Ramës. Normal që në shumë pika LSI-ja me PD-në nuk mund të jenë të njëjta sepse LSI është parti e qendrës së majtëm nuk është parti e qendrës së djathtë. Ndahemi në ideologji, pavarësisht se mundohen dhe thonë së LSI s’ka ideologji, LSI ka ideologjinë e punësimit të të rinjve dhe të rejave, ideologjinë e integrimit evropian, që e ka pjesë të ADN-së së tij, LSI ideologji ka ripopullimin e Shqipërisë. Por ajo që dua të theksoj përsa i përket dallimit mes PD dhe LSI është së ne besoj në social-demokraci, ne besojmë në ndihmën sociale, besojmë tek të rinjtë dhe të rejat. Të djahtët janë për të djathtët, ndërsa ne jemi parti e qendrës së majtë, janë dy gjëra të ndryshme. 25 prilli është një pikë që bashkon të gjithë faktorët, qofshin këta politik dhe apolitik për të shkuar drejt kutive të votimit, nuk ka rëndësi së kë parti voton, nuk ka rëndësi se kë listë voton, por ka rëndësi mos votosh listën e Edi Ramës, gjë që vetëm Shqipërinë nuk përfaqëson.”, u shpreh Kryemadhi në emisionin ‘Kjo Javë’.

Duke folur për rezultatin e LSI në zgjedhjet e 25 prillit, Kryemadhi u shpreh se ai do të jetë një surprizë për mediat dhe opinionin publik.  Ajo theksoi se për vetë LSI rezultati nuk do të jetë surprizë, por është i pritshëm.

“Rezultatet e LSI-së janë rezultate që do të jenë surprizë për mediat dhe opinionin publik, por nuk do të jenë surprizë për LSI-në dhe socialistët. Sepse ajo që dua të theksoj është që pavarësisht se imponohet dhe instrumentalizohen dhe paguhen jashtëzakonisht shumë televizione, apo edhe individë që për hir të pandemisë dhe krizës ekonomike e kanë shumë të vështirë që të ndryshojnë standardin e jetesës së familjeve të tyre, atëherë e shesin veten e tyre shumë lirë po themi, në rastin e prezantimeve të sondazheve të Edi Ramës për të çorientuar në njëfarë mënyrë opinionin publik.

Por në fakt ndodh e kundërta, sepse frika që njerëzit kanë prej Edi Ramës dhe menaxhimi që ai i bën situatave të krizave, që jo vetëm që nuk zgjidh kriza, por e rivendos krizë mbi krizën, i bën njerëzit që të shkojnë me vrap në qendrat e votimit dhe të votojnë kundër tij”, u shpreh Kryemadhi.

 

 

Të fundit