Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi me qytetarët: 25 prilli do të jetë një referendum popullor, të gjithë të shkojnë te kutitë e votimit

Kryemadhi me qytetarët: 25 prilli do të jetë një referendum
Foto gjatë takimit

Mëngjesin e sotëm kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me banorët e njësisë nr.9 në kryeqytet. Ajo u njoh nga afër me shqetësimet e tyre, ndërsa evidentoi mungesën e përkrahjes, mbrojes dhe pamundësinë e krijimit të biznesit, të hapjes së një vendi pune ose plotësimit të kërkesave kryesore familjare për familjet e tyre. Kryemadhi tha se gjendja ekonomike e shqiptarëve është në gjendje të rrënuar.

“Unë e di që sot në Tiranë qytetarët janë më me pak shpresë, sot qytetarët i kanë mundësitë që taksat t’i paguajnë shumë më shumë se 4 vite më parë, kur në fakt mundësitë e tyre për të pasur të ardhura nga pagat apo biznesi i tyre, jo vetëm janë minimale, por po shkojnë drejt reduktimit. Pandemia ka rrënuar ekonominë e qytetit të Tiranës, por nga ana tjetër edhe ndihma e qeverisë për bizneset ka qenë jashtëzakonisht e vogël, të mos them inekzistente, ka qenë thjesht një fasadë. Pra më shumë i është përkushtuar  oligarkëve të emëruar për t’i dhënë para dhe fonde nga buxheti i shtetit, se sa janë përqendruar për t’iu dhënë bizneseve për të mbijetuar apo për të shmangur falimentimin”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo shtoi se 25 prilli do të jetë një referendum popullor, duke e theksuar rëndësinë e realizimit të detyrës qytetarë, atë të votimit.

“Kështu që tashmë nuk kemi më kohë, evidentimin e njerëzve, takimin me ta, bisedat me ta, dhe ajo që është më e rëndësishmja qytetarët më 25 prill duhet të shkojnë të votojnë te kutia e votimit. Kështu që kjo është detyra e strukturave të partisë, evidentimet e problematikave të listave të zgjedhësve, pajisjen e njerëzve me kartat e identitetit për t’i informuar ata dhe sigurisht rikujtimi i një procesi shumë të rëndësishëm  siç është procesi i 25 prillit, që do të jetë një referendum mbarë popullor, ndaj një problematike që vetëm i ka krijuar më shumë probleme Shqipërisë”, tha Kryemadhi.

 

Të fundit