Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Numëruesit e PD shitën tre mandatet e LSI në 25 prill

Kryemadhi: Numëruesit e PD shitën tre mandatet e LSI në 25 prill

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzon PD, se numëruesit e saj kanë shitur tre mandate deputeti të LSI në zgjedhjet e 25 prillit.

E ftuar në emisionin “Opinion” , Kryemadhi thotë se disponon proces verbalet ku dilte fitues kandidati i LSI, por sipas saj, janë grisur pas një ore me urdhër nga “lart”.

Kryemadhi: Besoja se opozita do të fitonte në zgjedhjet e 25 prillit. Të gjithë bëjmë sondazhe dhe ne e dimë shumë mirë se si bëhen si sondazhet në Shqipëri që ndodh se si lëviz për shkak se njërëzit kanë frikë të deklarojnë frikën. Të paktën mund të them që tre mandatet e LSI janë shitur në tavolinë.

Fevziu: Kush i shiti?

Kryemadhi: Numëruesit e Partisë Demokratike. Pavarësisht se suflerët e Bashës poshtë e përpjetë thonë se i kanë shitur mandatet etje. Ne disponojmë proces-verbalet e firmosura e numëruesit e PD dhe anëtarëve të PD që del fitues mandati i LSI dhe pas një ore me urdhër nga lartë është grisur dhe çuditërisht kamerat kur janë kërkuar për tu parë nuk  kanë punuar asnjëherë.

 


 

Të fundit