Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Prokurori përgjegjës për dosjen e inceneratorëve, është burri i një deputeteje të PS

Kryemadhi: Prokurori përgjegjës për dosjen e inceneratorëve,

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi SPAK-un dje nga Kuvendi se është kthyer në një sportel një ju dorëzon letra bedelëve të PL-PD.

Kryemadhi tha sot nga një bashkëbisedim për gazetarët se Rama e di shumë mirë se prokurori përgjegjës për çështjen e inceneratorëve, është bashkëshorti i një deputeteje të PS.

Kryemadhi tha se në kushte të tilla nuk beson që burri i deputetes së Ramës do t’i dorëzonte dosjen e inceneratorëve. Deputetja e PL-së u shpreh se më e pakta që Prokuroria dhe Gjykata mund të bëjnë është të bllokojnë pagesat e inceneratorëve.

“Këto janë pagesat që Klodian Zoto i ka bërë në vitin 219, 2020 dhe 2021. Si i ka lejuar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, drejtoria e Financave dhe të tjerat që këto para të kalojnë. Më bën përshtypje ajo që thotë Rama që Prokurori ia ka dhënë dosjen Partisë së Lirisë. Rama e di shumë mirë që prokurori që është përgjegjës për çështjen është burri i një deputetes socialiste. Dhe nuk besoj që burri i deputetes socialiste i ka dhënë Monikës dosjen e evazionit fiskal. Ne e dimë shumë mirë që Inceneratori i Tiranës dhe Elbasanit janë sekuestruar pasi përfunduan të gjitha pagesat. Jo pa qëllim kam përmendur 2 kompani Pivot 4 dhe AS Grup që kanë marrë para. Një nga arsyet që duhet të theksoj, qoftë për inceneratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, është Pivot 4. Tre inceneratorët janë të sekuestruar na Prokuroria. Ajo që dua të theksoj, tabela tregon që ka filluar pagesa për Inceneratorin e Tiranës, fillojnë pagesat që më 15 mars të vitit 2018. Nga dita që ne kemi bërë padinë e deri më sot janë paguar 15 milion dollar nga Bashkia ne Tiranës. Në 617 ditë prokuroria ka lejuar vjedhjen e këtyre shumë parave. Pronari i Inceneratorit të Tiranës, me këto fakte është vetë Edi Rama. Më e pakta që mund të bëjë, qoftë Prokuroria, qoftë gjykata, duhet të bëjë bllokimin e pagesave për Inceneratorin e Tiranës”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit