Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi publikon dokumentet për inceneratorin e Elbasanit: Përgjegjësia ka emër, firmë dhe vulë

Kryemadhi publikon dokumentet për inceneratorin e Elbasanit:

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar disa dokumente që lidhen me inceneratorin e Elbasanit. Ato mbajnë firmën e ish-ministrit Lefter Koka, ish-zëvendëskryeministrit Niko Peleshi, sekretarit të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçit.

Kryemadhi shkruan se “përgjegjësia penale për inceneratorët ka fytyrë, emër, firmë dhe vulë”. Ajo thotë se po shtohet presioni mbi SPAK-un, ndërsa shton se do të publikohet çdo provë për këtë çështje.

“Çdo ditë që kalon po shohim sesi presioni mbi prokurorët e SPAK po shtohet, ndaj do vijojmë të zbardhim çdo përgjegjës, me prova e fakte ku rezulton se janë konsumuar vepra penale, me qëllim që nesër të mos ketë askush dyshim, se e vërteta ishte e pamundur për t'u zbuluar.

Ftoj edhe njëherë prokurorët e SPAK, që të hetojnë thellësisht në zbardhje të së vërtetës, si dhe publikun të shikojë dokumentat që kanë firmosur zyrtarët e shtetit të tyre”, thotë Kryemadhi.

Kjo e fundit thekson se Eduard Ahmeti, në cilësinë e Drejtorit të Agjencisë së Prokurimit Publik, e ka njoftuar zyrtarisht ministrin Koka dhe Agaçin se procedura e përzgjedhur “negocim pa shpallje” për inceneratorin e Elbasanit, nuk parashikohet në legjislacionin e koncesioneve.

 

 

Të fundit